“E di se kjo disave nuk do t’ju pëlqej, mirëpo vërtetë konsideroj se Beogradit dhe Prishtinës do të duhej t’i jepnim edhe një rast shtesë, që të bisedojnë për statusin e Kosovës”, ka thënë Basescu në një konferencë në Bruksel, që është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për samitin e NATO-s, që do të mbahet në fillim të prillit.

Presidenti rumun ka vlerësuar se arsyeja pse deri më tash nuk ka pasur zgjidhje për statusin përmes bisedimeve – është se “Prishtina e ka ditur se do ta merrte mbështetjen për pavarësinë”.