Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar se po punon për rinovimin e kontratës së Lionel Messit.

Ai tha se edhe nëse i vendosin vetëm një euro klauzolës së tij, Messi nuk do të largohet.


"Ne mund të vendosim një euro në klauzolë dhe nuk do të largohej".

"Duam që ai të nënshkruaj për jetë, ka qenë këtu për më shumë vite sesa në Argjentinë dhe nuk mund ta imagjinoj Barcelonën pa Messin".

leo messi junto al presidente del barca josep maria bartomeu durante la foto oficial del club twitter fcbarcelona e1554499498125

“E kam sqaruar edhe më parë. Ne kemi një projekt me Dembele dhe Coutinhon. Niveli i Dembele është më i mirë se Neymar”.

“Është një futbollist më i fortë dhe tashmë është përshtatur”, ka thënë Bartomeu.

Dembele u ble nga Barcelona në 2017 për 120 milionë euro.

"Griezmann? Nëse ai dëshiron të vijë, atëherë më duhet të flas me trajnerët, por emri i tij nuk është në tavolinë”.

griezmann Antoine Griezmann

"Ka shumë spekulime në media, por emri i Griezmann nuk është në tavolinë dhe nuk është thirrur nga Barcelona", deklaroi Bartomeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app