LAJMI I FUNDIT:

Barduani: Gratë luajnë rol kyç në promovimin e një diversiteti për parandalimin e krizave

Barduani: Gratë luajnë rol kyç në promovimin e një diversiteti për parandalimin e krizave

Mbi 60 pjesëmarrës, që përfaqësojnë Aleatët dhe partnerët e NATO-s, institucionet në Kosovë, organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe akademinë, janë të pranishëm në Konferencën e KFOR-it mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Në fjalën e tij hapëse, komandanti i misionit KFOR-it, gjenerallejtënant Enrico Barduani theksoi se ky event bashkon aktorë kyç ndërkombëtarë dhe rajonalë për të fuqizuar dialogun mbi paqen dhe sigurinë.

Ai gjithashtu nënvizoi rolin thelbësor të grave në fusha të ndryshme, duke shtuar se gratë janë kyçe në promovimin e një diversiteti perspektivash në dialog, parandalimin e krizave dhe zgjidhjen e konflikteve.


“Në rolin e saj kyç të sigurisë, KFOR është krenar që fuqizon kontributin kritik të grave në forcimin e bashkëpunimit rajonal, përmes një qasjeje të paanshme dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Komandanti i KFOR-it.

Të ftuarit e shquar kontribuuan në punimet e seancës së sotme. Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kreu i Misionit të Përkohshëm të Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Ambasadorja Caroline ZIADEH, riktheu në kujtesë origjinën e Rezolutës 1325 të KS të OKB-së dhe praktikat më të mira të OKB-së për zbatimin e saj.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga theksoi rolin e grave në mjedise krize dhe paraqiti disa përvoja personale, si themeluese e Fondacionit JAHJAGA, i cili që nga viti 2018 është i përkushtuar për fuqizimin e komuniteteve të margjinalizuara, nxitjen e pajtimit ndër-etnik dhe avokimin për drejtësi sociale, transmeton KP.

Gjenerallejtënanti Athanasios GARINIS, komandanti i Korpusit të Shpejtë të NATO-s në Greqi, bashkëorganizator i eventit, foli për rolin e rëndësishëm të grave në trupat e këtij korpusi. Në fund, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zonja Irene FELLIN, foli përmes video-konferencës.

Ajo përcolli përshëndetjet dhe mirënjohjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark RUTTE, për këtë iniciativë të rëndësishme të KFOR-it, dhe shtoi: “Mësimet nga luftërat dhe krizat e kaluara dhe ato në vazhdim na kujtojnë urgjencën e zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Liderët politikë, institucionalë dhe komunitarë secili ka rol në nxitjen e këtij ndryshimi transformues”.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë shërben si pika kryesore e nivelit të lartë për punën e NATO-s në këtë fushë.

Ky event mbahet edhe nesër dhe shënon 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSCR) mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Lajme
“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

Lajme
Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

Osmani paralajmëron konferencë për media pas deklaratave të Richard Grenell

Lajme
Kalo në kategori