LAJMI I FUNDIT:

Bardhi: Deri tani janë vaksinuar 170 persona të grup moshës 74-79 vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Bardhi: Deri tani janë vaksinuar 170 persona të grup moshës 74-79 vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Sot ka filluar procesi i vaksinimit antiCOVID në Prishtinë dhe në të gjitha komunat për personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim, ndërkaq deri tani në Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 170 persona.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në një konferencë për media ka thënë se deri në orën 12:20 janë vaksinuar 170 persona, ku prej tyre me sëmundje kronike janë vaksinuar 154 dhe katër të tjerë në dializë.


Bardhi tutje tha se deri më tash asnjë person nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim pas marrjes së vaksinës antiCOVID-19.

“Sot në ditën e parë që kemi filluar me vaksinimin e personave me sëmundje kronike të grupmoshave nga 75 deri 79 vjeçare është një fluks që deri në orën 12:20 janë të vaksinuar 170 persona, ku prej tyre të sëmurëve kronikë janë 154 ndërsa janë dhe katër pacient që janë të dializuar. Aktualisht procesi sot është më voluminoz, deri tash nuk kemi pas ndonjë shqetësim të pacientëve dhe shpresojmë që mos të kemi”, ka thënë Bardhi. /Telegrafi/