Barcelona i shton edhe dy yje në listën e transferimeve pavarësisht gjendjes ekonomike

Verën e kaluar u raportua se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po përgatit tri strategji të ndryshme transferimi varësisht nga niveli i buxhetit që do të ketë klubi për të shpenzuar.
Asnjë nga këto strategji nuk erdhën në jetë, me Barcelonën që shpenzoi tërë buxhetin e saj në transferimin e Dani Olmos për 55 milionë euro pasi nuk arritën transferimin e Nico Williams.
Blaugranasit edhe një herë tjetër e gjejnë veten tani në një situatë të vështirë financiare, me klubin që ka siguruar se ata do të rikthehen në limitin e lejuar të shpenzimeve të La Ligas dhe nuk do të ballafaqohen me dënime.
Relevo ka ripërsëritur se Barcelona fillimisht do të presë se si do të përfundojë sezoni, sa para do t’i fitojnë, pastaj do të synojë shitjen e disa lojtarëve dhe në fund potencialisht blerjen e disa prej tyre.
Krahu i djathtë i mbrojtjes dhe krahu i majtë i sulmit kanë qarkulluar si prioritete për Decon dhe emra si Luis Diaz dhe Jeremie Frimpong kanë qenë në radarin e tyre tash e sa kohë.
Sidoqoftë, dy emra të ri që i janë shtuar listës së objektivave të mundshëm janë Alejandro Grimaldo dhe Tijjani Reijnders.
Reprezentuesi holandez është lidhur me dias klube të mëdha evropiane në muajt e fundit, duke përfshirë edhe Real Madridin.
Në ndërkohë Grimaldo më parë kishte pranuar se ëndrra e tij është që një ditë të rikthehet në Spanjë tek Barcelona./Telegrafi/



















































