Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit të kombëtares angleze, Marcus Rashford, në formë huazimi për një sezon nga Manchester United, me opsion për ta bërë transferimin të përhershëm në verën e ardhshme.

Sipas raportimeve, marrëveshja parashikon që Barcelona të mbulojë të gjithë pagën javore të Rashfordit, e cila te Manchester United ishte rreth 350,000 euro.


Megjithatë, për të lehtësuar kalimin te klubi katalanas, Rashford ka pranuar një ulje të ndjeshme të pagës, duke hequr dorë nga bonuset dhe të drejtat e imazhit.

Trajneri Hansi Flick e sheh Rashfordin si përforcim kyç për krahun e majtë të sulmit, duke i shtuar thellësi dhe cilësi repartit ofensiv për garat në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Ky transferim përfaqëson gjithashtu një mundësi për Rashfordin që të rigjejë formën pas një periudhe të vështirë dhe një huazimi të shkurtër te Aston Villa më herët këtë vit.

Me këtë lëvizje, Rashford bëhet lojtari i parë anglez që i bashkohet Barcelonës që nga koha e Gary Lineker në fund të viteve 1980. Transferimi vjen si pjesë e strategjisë së Barcelonës për të forcuar repartin ofensiv dhe përmbush ëndrrën e vjetër të Rashfordit për të luajtur me fanellën blaugrana.

Rashford pritet të bashkohet me ekipin në turneun parasezonal të Barcelonës në Japoni dhe Korenë e Jugut, ku do të ketë mundësinë të integrohet me skuadrën përpara fillimit të sezonit të ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app