Barcelona: Mourinho do të dështojë te Chelsea
Mourinho është shumë pranë largimit të tij nga Real Madridi dhe pritet që të nënshkruajë me Chelsean për herë të dytë në karrierën e tij në një rikthim sensacional, por është zëvëndëspresidenti i Barcelonës ai që është munduar të zvogëlojë euforinë e tifozëve londinezë, e madje edhe ka këshilluar drejtuesit e klubit anglez të mos nënshkruajnë me të .
“Kalimi i Mourinhos te Chelsea nuk është mirë për futbollin anglez. Nuk mbaj mend të ketë lënë ndonjë gjë pozitive ai në Spanjë”.
“Chelsea mund të mendojë se ka pasur kohë të mir me të, por tani ata do at shohin Mourinhon e vërtetë. Nëse ai vepron sikurse në Spanjë, atëherë marrëdhënia mes tij dhe klubit do të jetë e keqe”.
“Mourinho do të jetë një katasrofë te Chelsea. Në këtë moshë, nuk pres që ai të ndryshojë. Unë nuk flas në këtë mënyrë vetëm për shkak se ai ka qenë rivali jonë, por për shkak të asaj që ka bërë dhe si ka vepruar. Tri vitet e kaluara të tij në Spanjë vetëm kanë acarruar njerëz dhe kanë bërë që njerëz të urrehen”, theksoi Vilarrubi për The Telegraph.
Zyrtari i lartë i Barcelonës ka folur më tej për menatlitetin e Mourinhos, i cili thotë se mendon vetëm për vete.
“Ai gjithmonë ka qenë i tillë. Cili trajner e fiton për të dytën herë Ligën e Kampionëve dhe nuk udhëton me të njëjtit lojtarë në të njëjtin aeroplan”.
“Një trajner që është trajner do të dëshironte që të festonte me lojtarët e tij, të kënaqet me momentin. Por, ai jo. Ai po mendon për vete. Unë nuk e di se cili është problemi i tij. Në kokën e tij ka ndonjë gjë që nuk është në rregull”, përfundoi ai. /Telegrafi/






























