Gjiganti katalunas, Barcelona ka vazhduar me koleksionimin e rekordeve ekipore.

Barcelona ka fituar në finale të Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit ndaj Sevillas me rezultat të thellë 5-0.


Kjo fitore e thellë në finalen e luajtur në Ëanda Metropolitano bëri që Barcelona të konfirmoj dominimin në këtë garë.

Fitimi i trofeut të Copa del Rey nga Barcelona u bë për herë të 30-të në histori të futbollit.

Barcelona Copa del Rey 1 Barcelona duke festuar triumfin në Copa del Rey (Getty Images)

Gjiganti katalunas, përveç se e ka fituar plot 30 herë këtë kupë, ata gjithashtu fituan për herë të katërt radhazi këtë trofe.

Andres Iniesta Copa del Rey Iniesta duke e ngritur lartë trofeun e Kupës së Mbretit (Getty Images)

Pas fitores, trofeun e ngriti kapiteni Andres Iniesta, i cili e ka fituar plot gjashtë herë këtë trofe, ndërsa mendohet të jetë i fundit për të, pasi pritet të largohet në verë nga Camp Nou.

Me fitimin e trofeut të 30-të të Kupës së Mbretit, Barcelona lirisht mund të quhet edhe si 'mbret' i kësaj kupe, pasi gjithmonë mbretëron në këtë garë. /Telegrafi/

telegrafi sport app