Barcelona ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë Rashfordin

Marcus Rashford u transferua te Barcelona me formën e huazimit njësezonal nga Manchester United në korrik të vitit 2025, me klubin katalanas që ka një opsion prej 30 milionë euro për ta blerë atë në mënyrë të përhershme.
Sulmuesi anglez nuk po gjen më hapësirë te Manchester United nën drejtimin e Ruben Amorim, i cili ka vënë në dyshim përkushtimin e tij në fushë.

Para kalimit te Barcelona, Rashford pati një periudhë të shkurtër te Aston Villa.
Gjatë 19 paraqitjeve të tij në Camp Nou, Rashford ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asistime, duke treguar produktivitet, megjithatë ai ka humbur vendin e titullarit në përfitim të rikthimit të Raphinha.

Në këtë moment, Barcelona nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e Rashfordit.
Disa brenda klubit shprehin shqetësim për mungesën e presionit të tij në fushë, ndërsa paga e lartë e tij konsiderohet gjithashtu një faktor vendimtar. /Telegrafi/

















































