LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e mbyll vitin me barazim ndaj Espanyolit – xhiron tjetër e pret derbi edhe më i madh

Barcelona e mbyll vitin me barazim ndaj Espanyolit – xhiron tjetër e pret derbi edhe më i madh

Barcelona ia ka ndarë pikët në derbin lokal kundër Espanyolit në kuadër të javës së 15-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Bluagranasit shënuan në portën e rivalëve lokal me anë të Marcos Alonsos, që u asistua prej Andreas Christensen.

Alonso (19′) më pas lëshoi një mundësi të artë, pasi nga një pasim i Jordi Albas, nuk ia doli ta fuste topin në rrjetë.


Edhe Raphina lëshoi një mundësi të mirë shënimi, pasi në minutën e 24-të, nuk ia doli ta mposhte portierin kundërshtar.

Në 45 minutat e dytë, portat mbetën të paprekura, mirëpo rastet e mira për gol nuk munguan.

Ishte minuta e 55-të kur Robert Lewandowski dështoi të shënonte nga afër, me goditjen e tij që shkoi afër shtyllës së djathtë.

Por, katalunasit nuk ia dolën të mbanin epërsinë, pasi Joselu shënoi në minutën e 73-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Barcelona mbeti pa Jordi Alban (78′), pasi mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Espanyolit iu përjashtuan Esposito dhe Vinicius Souza, që po ashtu kishin kartonë të verdhë.

Pas javës së 15-të, Barcelona ka 38 pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, ndërsa në xhiron e 16-të do të kenë punë me Atletico Madridin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori