Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betisi me rezultat 2-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.

Blaugranët nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat, pasi edhe pse me Lionel Messin e kthyer në skuadër, janë mposhtur nga Betisi.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Messi (68', 90+) dhe Arturo Vidal (79') për vendasit, ndërsa për Betisin shënuan Firpo Junior (20'), Joaquin (34'), Giovani Lo Celso (71') dhe Sergio Canales (83').

Megjithatë, edhe pse humbi, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Messi, i cili u notua me 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin kroat Ivan Rakitic që u vlerësua me 4.8. /Telegrafi/ Barcelona:

notat barca 2 e1541957648988

Real Betis: 

notat barca 3 e1541957665185

telegrafi sport app