Barcelona ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen derbi të javës në La Liga ndaj Sevillas.

Gjiganti katalunas vazhdon i pamposhtur rrugën drejt titullit për sezonin e ri të kampionatit spanjoll, duke u treguar favorit numër një në këto 11 ndeshje.


Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Paco Alcacer (23’, 65’), ndërsa goli për Sevillan u shënua nga Guido Pizarro (59’).

Lojtari më i vlerësuar i këtij takimi ishte mesfushori Pizarro, i cili u vlerësua me notë 8.5, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Sergi Escudero që u notua me 5.7.

Te Barcelona lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi spanjoll, Alcacer, i cili u notua me 8.1. /Telegrafi/ Barcelona:

notat barca e1509832385197

Sevilla: 

notat barca 1 e1509832457666

telegrafi sport app