Barca konfirmon arritjen e marrëveshjes me Cityn për Bravon (Foto)
Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, ka zbuluar se kanë arritur një marrëveshje me Manchester Cityn për portierin Claudio Bravo.
Skuadra e Pep Guardiolas është në kërkim të një zëvendësuesi të Joe Hart, pasi anglezi nuk e bind trajnerit spanjoll dhe Claudio Bravo i Barcelonës, pritet të jetë pasuesi i tij.
“Ne kemi një marrëveshje me Manchester Cityn për Claudio Bravon”, ka deklaruar Fernandez, transmeton Telegrafi.
“Jemi në pritje të zhvillimit të ngjarjeve këtë javë. Kur Claudio të largohet, ne shpresojmë të sjellim një portier të ri”, ka përfunduar sekretari i Barcës.
Ndryshe, Bravo, sot ishte titullar në portë e Barcelonës në fitoren 6:2 të ndaj Real Betisit, por kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit për kampionët e La Ligas. /Telegrafi/






























