Milani do të jetë mysafir i Sassuolos të dielën mbrëma në javën e shtatë të Serie A.

Në Mapei Stadium, Milanin do ta presë një ish futbollistë i tyre i cili vazhdon ta dojë klubin kuq e zi.


Fjala është për mesfushorin ganez, Kevin Prince Boateng që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë fillim stinori në Serie A.

GettyImages 1026230720 (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Ish-futbollisti i Milanit ka thënë se vazhdon të mbetet një tifozë i Rossonerëve, por që dëshiron t’iu shënoj gol të dielën.

“Me Milanin kam kaluar kohë të mrekullueshme në dy raste që kam veshur fanellën e tyre”.

“Kam përjetuar një periudhë mjaftë të mirë sportive dhe vazhdoj të jem një tifoz i tyre”, tha Boateng.

Ganezi thotë se dëshiron t’i shënojë gol Milanit, por që nuk do të festojë nëse do ta bën një gjë të tillë.

GettyImages 504197300 Kevin Prince Boateng sa ishte pjesë e Milanit. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Do të kisha dëshirë të shënoja edhe ndaj Milanit, por një gjë është e sigurt se nëse do ta dërgojë topin në rrjetë nuk do të festojë”, tha ganezi.

31-vjeçari në gjashtë ndeshjet e para në Serie A ka shënuar tri gola me fanellën e Sassuolos. /Telegrafi/

telegrafi sport app