LAJMI I FUNDIT:

Banorët vendas djegin të gjallë mjekun në Guatemalë – pasi u akuzua për magji

Banorët vendas djegin të gjallë mjekun në Guatemalë – pasi u akuzua për magji

Një mjek që punon në një projekt të financuar nga Mbretëria e Bashkuar në Guatemalë është djegur i gjallë pasi u akuzua për magji.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, momenti i tmerrshëm u kap nga një video, duke shkaktuar zemërim në Guatemala dhe në të gjithë globin.

Siç bëhet e ditur më tej, ngjarja shqetësuese ndodhi më 6 qershor në qytetin e lindjes së viktimave në Chimay.


Specialisti i mjekësisë dhe shëruesi tradicional Domingo Choc Che, 56 vjeç, po punonte si bashkëpunëtor në një projekt farmaceutik të University College London (UCL).

Ekipi raportohej se po shikonte ilaçet tradicionale me bazë bimore dhe po punonte me udhëzues lokalë.

Por, siç thuhet më tej, një turmë e zemëruar i është drejtuar studiuesit, duke akuzuar Che për praktikimin e magjisë.

Ata e fajësuan atë që shkaktoi vdekjen e një anëtari të komunitetit, pasi i dha disa ilaçe.

Një video prej disa sekondave tregon Che duke kaluar nëpër një fushë ndërsa flakët zënë tërë trupin e tij – ku edhe ndërron jetë.

Një pjesë e tymit të zi lart qëndron mbi të, pasi disa dëshmitarë, përfshirë familjet me fëmijë, mund të shihen duke regjistruar skenën e tërbuar në telefonat e tyre.

Guvernatori i Peten, Luis Burgos, tha për mediat lokale se fshatarët kishin bllokuar oficerët e policisë të frekuentonin në vendngjarje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MfOqLBsiEao

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori