LAJMI I FUNDIT:

Banorët fituan gjyqin, firma ndërtuese lë pallatin pa ashensorë

Banorët fituan gjyqin, firma ndërtuese lë pallatin pa ashensorë

Muaj më parë, emisioni “Fiks Fare” ndoqi rastin e disa banorëve që banojnë në lagjen “Don Bosko”. Ata denoncuan shoqërinë ndërtuese “LNK sh.p.k.”, e cila në përfundim të ndërtimit të pallatit nuk ka vendosur ashensorët, gjë të cilën e kishte si pikë në kontratën me banorët.

Por, edhe pas fitimit të gjyqit nga ana e banorëve, Përmbarimi nuk ka arritur të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ky vendim detyron firmën e ndërtimit të zbatojë kontratën e lidhur me banorët.

“Kemi 10 vite që vuajmë. Kemi blerë banesat dhe firma ndërtuese nuk ka vendosur ende ashënsorët. I jemi drejtuar gjykatës dhe kjo e fundit na ka dhënë të drejtë, me vendim të formës së prerë. Përmbarimi ende nuk ka ekzekutuar vendimin”, u shpreh para disa muajsh një nga banorët që ka denoncuar këtë mashtrim.


Pasi “Fiks Fare” e bëri publik këtë shqetësim, firma e ndërtimit dërgoi menjëherë punëtorë dhe filloi punimet për vendosjen e ashensorëve.

“Fiks Fare” shkoi sërish në godinën e banimit, pasi në redaksinë e emisionit erdhi një tjetër denoncim nga banorët. Këta të fundit u shprehën se firma e ndërtimit vendosi vetëm dyert e ashensorëve dhe u largua.

“Pas trasmetimit të kronikës në ‘Fiks Fare’, ne menduam se do t’i vendosnin më në fund ashensorët, por ata erdhën, si duket nga ‘frika’, vendosën dyert, pastruan mbeturinat dhe u larguan. Ne iu drejtuam Përmbarimit, por sërish jemi po në të njëjtën situatë si në fillim”, u shpreh një nga banorët.

“Fiks Fare”, pasi evidentoi situatën iu drejtua Përmbarimit. Ky i fundit, pas fakteve të treguara nga gazetarët e “Fiksit”, nëpërmjet një shkrese zyrtare vendosi ta çojë firmën “LNK” për kallëzim penal në Prokurori.

“Shoqëria ‘LNK Sh.p.k.’ me administrator Luan Kurtin nuk ka përmbushur detyrimin e parashikuar në titullin ekzekutiv. Të ndodhur në një situatë të tillë, Zyra Përmbarimore Tiranë ka marrë sanksionin duke i vendosur gjobë dhe duke i bërë kallëzim penal për pengim të ekzekutimit të vendimit nr. 10441, datë 31.10.2014, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në shkresën zyrtare të Përmbarimit. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori