LAJMI I FUNDIT:

Banorët e zonës ‘5 maji’ në Tiranë përplasen me policinë, Berisha: Dënoj dhunën dhe terrorin e egër policor

Banorët e zonës ‘5 maji’ në Tiranë përplasen me policinë, Berisha: Dënoj dhunën dhe terrorin e egër policor

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sot pas protestës së banorëve në zonës “5 maji” në Tiranë dhe përplasjes së tyre me forcat e policisë në orët e para të mëngjesit.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin e shembjes së shtëpive të tyre nga Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për t’i hapur rrugë zhvillimit të një projekti të madh ndërtimesh në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.


Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka dënuar dhunën e policisë ndaj banorëve.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe terrorin e egër policor ndaj banoreve që mbrojnë shtëpitë e tyre! Krim i shëmtuar”, ka thënë Berisha duke publikuar gjithashtu pamje nga përplasja e banorëve me policinë.

Protestë kundër prishjeve të shtëpive në zonën “5 maji” në Tiranë, Rama takon tre përfaqësues
Lexo po ashtu Protestë kundër prishjeve të shtëpive në zonën “5 maji” në Tiranë, Rama takon tre përfaqësues

Disa prej banorëve, qëlluan edhe me gurë ndaj efektivëve të policisë, e cila nga ana e saj, hodhi edhe gaz lotsjellës.

Banorët e kësaj zone kundërshtojnë procesin dhe dokumentet që u janë dhënë për të firmosur. Ata kanë protestuar edhe më parë pranë godinës së Kuvendit, e madje edhe pranë Ambasadës Amerikane dhe zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë.

Në protestën e fundit para Parlamentit, një grup protestuesish u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, por edhe pasi ai premtoi trajtim të njëjtë si për ata që kishin dokumente të rregullta për shtëpitë, si për ata që nuk i kishin, banorët refuzuan të firmosnin kontratën. Sipas tyre, në letër nuk ishin pasqyruar fjalët e Ramës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori