LAJMI I FUNDIT:

Banorët e shqetësuar me fenomenin misterioz, kur qielli në një pjesë të Rusisë u errësua në mes të ditës për tri orë (Foto)

Banorët e shqetësuar me fenomenin misterioz, kur qielli në një pjesë të Rusisë u errësua në mes të ditës për tri orë (Foto)

Zyrtarët nuk po kanë përgjigje, se çfarë e errësoi qiellin në mes të ditës, në tërë regjionin Yakutia të Rusisë.

Ka pretendime se mund të jetë shkaktuar nga pluhuri ndonjë meteori, apo rezultat i testimit të ndonjë arme të re nga Moska, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, banorët e shqetësuar besojnë të jetë nga objektet fluturuese të paidentifikuara, eklips i paparalajmëruar, ‘punë e djallit’, apo tym nga zjarret masive verore.

Qendra për mbrojtje në Moskë dhe meteorologët, nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim për errësirën e pa pritshme, që zgjati nga ora 11:30 deri në 14:00. Nuk ka raporte për meteorë, eklipse apo teste armësh – aq më pak ndonjë aktivitet jashtëtokësor.

“I ndezëm dritat sepse u errësua. Përjashta nuk shihej mirë dhe nuk po mund të rrinim në rrugë, sepse ndjenim një shtrëngim në gjoks”, ka thënë një banore.

Ajo ka hedhur poshtë se ishte shtresë pluhuri apo tymi, duke thënë se ajri ishte i pastër dhe nuk ndjehej asnjë erë.

Raportohet se në të njëjtën kohë ka rënë edhe temperatura, duke e bërë situatën edhe më misterioze dhe të pashpjegueshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Pesha

Pesha

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Fun
Fëmijët e mençur

Fëmijët e mençur

Kalo në kategori