LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Rugovës protestuan kundër vendosjes së laurës në hyrje të fshatit

Banorët e Rugovës protestuan kundër vendosjes së laurës në hyrje të fshatit

Banorët e Rugovës , në shi, kanë protestuar sot kundër laurës së vendosur në hyrje të këtij vendi.

Në emër të banorëve ka folur Agron Nikqi, i cili ka thënë se nuk do të lejojnë që të vendosen barriera të tilla.


“Kemi dal për të protestuar ndaj të gjithë atyre që po i vërsulen Rugovës. Zanafillat e këtyre rampave janë të papranueshme. Të gjithë kryetarët e fshatrave të Rugovës janë kundër. Kjo barrierë e ka zanafillën më larg, që nga shpallja e parkut nacional, pa i konsultuar me askënd. Ligji i parkut për 14 zonat të ndryshojë. Nuk pranojmë me qitë laura dhe me bë pagesa për të vizituar bukuritë e Rugovës”, tha ai.

Sipas tij, asnjëherë nuk do e pranojnë këtë laurë.

Ndërsa Veton Mulaj, në emër të shoqërisë civile tha se do e largojnë atë edhe me dhunë.

“Nuk lejojmë barriera në Rugovë, fatkeqësisht me revoltë barrierat do ta pësojnë siç e kanë pësuar të premten. Institucionet tona duhet të kuptojnë se demokracia nuk ndërtohet pa qytetarët. Parku nacional në Rugovë është bërë pa konsultimin e banorëve, demarkacioni është bërë pa konsultime me banorët. Shoqëria civile është në përkrahje të banorëve. Na duhet që të veprojmë me të gjitha forcat që t’iu tregojmë se nuk lejojmë. Është një masë që ndalon zhvillimin e Rugovës. Kjo është një taksë që po vendosin për qytetarët. Kjo nuk lejohet për Rugovën tonë”, tha ai.

Përfaqësuesi i Komunitetit të banorëve të Rugovës Flamur Rexhbogaj tha se laura e pengon zhvillimin e turizmit në Kosovë.

“Rugova është zonë e banuar, pronë që e ka një pronar. Iniciativa të tilla do ta ndal zhvillimin e turizmit në trevën e Rugovës. Veprime të tilla tregojnë gatishmërinë për të shkelur gjithçka për interesa personale. Laurat u vendosen spitalet, aeroporteve, por këto nuk kanë të bëjnë me Rugovën. Lëvizjes jonë duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë laurë. Laura do ti pasurojë ata por neve do të na skllavërojë. T’i mbrojmë të drejtat tona”, tha ai.

Ata kanë kërkuar që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit të komunës së Pejës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori