LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Pollaticës prej ditësh pa ujë

Banorët e Pollaticës prej ditësh pa ujë

Afër njëmijë shtëpi të fshatit Pollaticë të komunës së Zhelinës vazhdojnë të jenë pa ujë për pije. Uji i sistemit nuk bën për pije, ndërsa puset që kanë hapur vetë banorët, rezultojnë të ndotura, gjë kjo që detyron banorët që ujin e pijes ta sigurojnë përmes çezmave të fshatrave të tjerë apo duke e blerë në markete.

“Çështja e ujit është shumë tepër ma u bë. Vetëm me blerje ujin e kemi edhe unë edhe familja. Se kur do bëhet nuk e di” – banor.

“Ne që moti presim, kur u bë kanalizimi ne pritëm edhe ujin e pijshëm, gypat u montuan që prej 15 vitesh, por uji i pijshëm askund vdiq. Ne momentalisht përdorim ujin e pusit me hidro pompa, por s`është për të pi, vetëm ujë teknik. Ujin për pije e blejmë, dhe ka një çezmë një Jegunoc atje marrim neve për çdo gjë” – tha një banor.


Kreu i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, premtoi sërish se së shpejti do të gjinden fonde për të nisur projekti i ujit për fshatin Pollaticë e Uzurmisht.

“Ne për momentin po punojmë në Trebosh për ujësjellësin me një projekt të Ministrisë së Ambientit, ndërsa projekti tjetër që u paralajmërua më herrët nga Ministria e Ambientit, është që ne si komuna duhet të aplikojmë për mjetet evropiane. Ne jemi gati me dokumente që në 2019 mirëpo asokohe s`ishin ende mjetet, ndërsa tani presim Qeveria të bëhet gati dhe të aplikojmë për Pallaticën dhe Uzurmishtin” – Blerim Sejdiu. Kryetar i komunës së Zhelinës.

“Banorët e Pollaticës, nuk e kanë vetëm problemin e mungesës së ujit për pije, por kanë edhe problemet tjera infrastrukturore, siç është rruga. Por ndër problemet më kryesore, është ky kanalizim i qytetit të Tetovës, ujërat e zeza të të cilit kalojmë përmes fshatit, dhe më e keqja është se, kalojnë edhe në afërsi të shkollës, duke vënë nxënësit në rrezik nga aroma e keqe dhe ndotja që sjell ky kanalizim i ujërave të zeza” / alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori