Banorët kundër vaksinimit të një fshati në Guatemalë “morën rob dhe mbajtën” një ekip infermierësh që po përpiqeshin të administronin vaksinat kundër coronavirusit të hënën, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipi u mbajt për rreth shtatë orë në fshatin Nahuila, në provincën e Alta Verapaz, në veri të qytetit të Guatemalës.
Fshatarët thanë se nuk donin të vaksinoheshin, dhe më vonë bllokuan një rrugë dhe ua shfrynë gomat e veturës së infermierëve. Një ftohës dhe rreth 50 doza vaksine u shkatërruan.
Policia dhe zyrtarët lokalë negociuan më vonë për lirimin e tyre.
Zyrtarët thanë se kishin hasur më parë në fshatra që refuzuan ekipet e vaksinimit, por Gabriel Sandoval, drejtori i departamentit të shëndetësisë krahinore, tha se ishte hera e parë që ata përballeshin me një kundërshtim të tillë fizik.
“Shumë njerëz nuk besojnë në prezencën e sëmundjes”, tha Sandoval. “Ka një përplasje të kulturave”.
Ndryshe, Guatemala ka parë 566,636 raste të konfirmuara të coronavirusit dhe 13,750 vdekje nga COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Ukrainasit publikojnë pamjet e shkatërrimit të tankut rus T-80
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona