LAJMI I FUNDIT:

Banorët e lagjes ‘Mati1’ protestojnë ndaj neglizhencës komunale

Banorët e lagjes ‘Mati1’ protestojnë ndaj neglizhencës komunale

Si shkak i indinjatës dhe revoltimit ndaj neglizhencës komunale, banorët e lagjes “Mati 1”, në Prishtinë, nesër do të mbajnë protestë te hyrja në rrugën “Muharrem Fejza”.

Këshilli organizativ i kësaj proteste thotë se në rast se kërkesat e tyre do të hasin në vesh të shurdhër, do të kërkojnë edhe shkarkimin e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti.

Dren Shahini nga Këshilli Organizativ, në një intervistë për KosovaPress, thotë se banorët e kësaj lagje nuk kërkojnë asgjë më shumë, përveç se një jetë të dinjitetshme.

“Qëllimi i kësaj proteste është që të tërheqim vëmendjen e organeve komunale, drejtorëve dhe kryetarit më saktësisht. Jemi në Prishtinë, jemi lagje e Prishtinës, protesta mbahet si revoltë e banorëve ndaj neglizhencës edhe injorancën komunale ndaj lagjes sonë. Që sa vite nuk ka asnjë investim në lagje. Rruga “Muharrem Fejza”, dy-tri herë është harruar me një shtresë dy centimetrash asfalltë, e njëjta pas shiut të parë groposet prapë. Pluhuri është i padurueshëm. Kërkesat e banorëve janë të tilla që të na lejohet të jetojmë një jetë të dinjitetshme duke na i mundësuar një përditshmëri të vitit 2019. E që është një rruge pa gropa, një rrugë e kalueshme dhe jo e kushtueshme “, tha ai.

Sipas tij, në mungesë të trotuareve, është shumë vështirë edhe ecja në këmbë e banorëve të kësaj lagjeje.

Një nga kërkesat e banorëve të lagjes “Muharrem Fejza”, është edhe ndriçimi i këtyre rrugëve.

Ai thotë se pavarësisht se të gjitha këto kërkesa i kanë adresuar në komunën e Prishtinës, ato kanë hasur vetëm në vesh të shurdhër.

Duke ditur pezmin dhe revoltën e banorëve të kësaj lagje, Shahini thotë se interesimi i banorëve për këtë protestë është i madh.

Nëse këto kërkesa edhe pas kësaj proteste nuk merren parasysh nga organet kompetente, ai për KosovaPress, thotë se do të shkojnë edhe më tutje.

“Përveç peticioneve qytetareske, përveç protestave para Komunës së Prishtinës, hapat më radikal do të jenë, kërkesa për peticion për të gjithë qytetin që të shkarkohet kryetari, madje këtë kërkesë do të drejtojmë edhe tek kryeministri. Se nuk është vetëm mirë trajtimi i një kontrate ose transparenca është gjë ja kryesore”, shprehet ai.

I revoltuar ndaj gjendjes së kësaj lagje, po shprehet edhe banori Arbër Mehmeti.

” Është lagje me probleme shumë të mëdha. Problemet veç shihen nëse bëjmë një rrugëtim prej këtu deri lartë atje. Problemet më të mëdha janë mirëmbajtja, rruga, pluhuri, ndriçimi, kabllimet elektrike. Është lagje që ka tej mase ngarkesa, në të kundërtën ka tepër pak apo thënë zero, trajtim nga komuna”, deklaron ai.

Protesta do të mbahet nesër nga ora 18:00, në rrugën “Muharrem Fejza”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori