LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Korroticës së Epërme në Drenas me mungesë të ujit për pije

Banorët e Korroticës së Epërme në Drenas me mungesë të ujit për pije

Banorët e fshatit Korroticë e Epërme të Drenasit po përballen me mungesë të ujit të pijes. Ata thonë se për këtë arsye janë të detyruar që ujin ta sigurojnë në forma të ndryshme, pasi që sipas tyre, askush nga organet kompetente nuk po u bën zgjidhje.

E kishin një projekt se si uji për pije të arrij tek shtëpitë e tyre.

Por banorët e fshatit Korroticë e Eperme në Drenas vazhdojnë të kenë problemin e ujit për pije.


Madje disa prej tyre kanë edhe probleme shëndetësore nga konsumimi  ujit në formën alternative që vjen në këtë fshat.

“Kemi pasur problem kur më këtë ujë janë infektuar fëmijët. Por para dy javësh edhe djali mixhës është infektuar nga ky ujë”, tregon për RTV Dukagjinin, Gani Janova.

Ismajl Janova, ka treguar se si sigurojnë ujin për pije në Korroticë të Eperme.

“Një pjesë e madhe e banorëve blejnë ujë për pije sepse furnizim nuk kanë. Ndodh që të shkojmë në Prishtinë e Obiliq të marrim me boca ujë për pije”, thotë banori Ismajl Janova.

Shqetësim të njëjtë ka edhe Salih Bekolli.

“Dikush furnizohem me puse e disa të tjerë nga një bazen që nuk po plotëson nevojat e popullatës”, shprehet banori tjetër Salih Bekolli.

Ndërsa përmes një përgjigjeje elektronike, nga Komuna e Drenasit thonë se janë në shqyrtim të  mundësive  për zgjidhjen e problemit në fjalë./Telegrafi/