LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Haraçinës sot protestuan kundër EVN-së për faturat e shtrenjta

Banorët e Haraçinës sot protestuan kundër EVN-së për faturat e shtrenjta

Banorët e Haraçinës sot kanë bllokuar hyrjet për në fshat për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike. Ata akuzuan se EVN-ja ju merr më shumë para më shumë se që harxhojnë energji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Haraçinë 650 shtëpi janë të çkyçura nga rrjet i EVN-së, pikërisht për shkak të mospagesës së borxheve. Nga kompania thonë se afatet vlejnë për të gjithë, edhe për ata që sot kanë protestuar.


Banorët e Haraçinës, EVN-së i dhanë afat prej 48 orëve t’i tërheq faturat ose u kërcënuan se do të bllokojnë autostradën.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Haraçinës protestojnë kundër EVN-së. Ndërsa nga EVN thonë se çdo herë i dëgjojnë kërkesat e tyre dhe se një pjese të madhe të birxhlinjve u është mundësuar që borxhin ta paguajnë me këste./Telegrafi/