LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Hades dhe Shipitullës, sërish në protestë kundër punimeve të KEK-ut

Banorët e Hades dhe Shipitullës, sërish në protestë kundër punimeve të KEK-ut

Banorët e lagjeve “Krasniqi”, “Berbatovci”, “Mirena” dhe “Mjekiqi” të fshatit Hade dhe Shipitullë, kanë më shumë se 78 orë që janë duke protestuar para ekskavatorëve të KEK-ut të cilët po punojnë afër shtëpive të tyre.

Këta banorë thonë se për shkak të këtyre punimeve atyre po u rrezikohet jeta, derisa shtojnë se edhe Ligji për Minierat dhe Mineralet distancën siguruese e parasheh 250 metra.


“Kryeinspektori i KPMM-se, z. Fatmir Gërguri, me urdhëresë të datës 06.07.2017 ua ka ndërprerë punën këtyre dy ekskavatorëve, kurse me datën 08.09.2017 e ka fuqizuar këtë urdhëresë, ndërsa prapë këta ekskavatorë po tentojnë me punu. Banorët po reagojnë, kurse institucionet po heshtin”, thuhet në e-mailin e dërguar nga organizatorët e kësaj proteste.

Ata kanë shtuar se KEK-u nuk ka licencë për operim në këtë zone, për shkak se nuk e ka respektuar zonën e sigurisë, sipas ligjit në fuqi./KosovaPress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori