Big Brother VIP ka më pak se një javë që ka filluar dhe është shndërruar në një prej emisioneve më të ndjekura të momentit.

Mbrëmjen e së premtes, kur edhe u mbajt spektakli, u publikuan shumë momente përmbledhëse të javës, duke treguar veset  dhe ritualet e ndryshme të personazheve VIP.


Në sy ra sidomos fakti që dy prej tyre, përkatësisht këngëtarin Sabiani dhe shkrimtarin Elhaid Cufi, ishin të kujdesshëm ndaj riteve fetare.

nip2

Ata janë kapur nga kamerat e shtëpisë duke falur namaz të premten, me ç'rast edhe kanë zbuluar se janë myslimanë të devotshëm.

Përndryshe, tema e fesë nuk ka kaluar pa u komentuar tek banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

namaz e1633786215237

Aktorja Monika Lubonja në një bisedë të zakonshme me Elhaidin, i drejtoi atij pyetjen rreth riteve fetare në Shkodër dhe martesave mes dy pjesëtarëve të feve të kundërta.

Ky i fundit, tregoi se në qytetin e tij gjërat kanë ndryshuar shumë viteve të fundit, dhe njihen tashmë si qytet me tolerancë të madhe ndërfetare. /Telegrafi/

nam2 Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.