LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore, Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane diskutojnë për gjetjen e mundësive për tejkalimin e situatës me COVID-19

Banka Qendrore, Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane diskutojnë për gjetjen e mundësive për tejkalimin e situatës me COVID-19

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në kuadër të takimeve të rregullta që drejtuesit e tri organizatave kanë pasur prej shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Gjatë takimit u diskutua për parametrat aktualë ekonomikë dhe financiarë, ndërsa u theksua shqetësimi i përbashkët që aplikimi i masave të reja për kufizimin e aktiviteteve ekonomike do të kishte në operacionet e ndërmarrjeve, por edhe në kërcënimet për stabilitetin e sektorit financiar.

Duke e konsideruar me prioritet ruajtjen e shëndetit publik, Mehmeti si dhe drejtuesit e të dyja odave ekonomike Rukiqi e Zeka, nënvizuan edhe rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të ndërmarrjeve private, të cilat bartin barrën e punësimit dhe rritjes ekonomike në vend.

Në fund, të tre bashkëfolësit shprehën besimin se duhet të gjendet balanci ndërmjet lejimit të operimit të papenguar të ndërmarrjeve, por edhe mbikëqyrjes më të rreptë të zbatimit të masave që synojnë parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, tashmë kur në tërë vendin ka përkeqësim të situatës epidemiologjike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Bau Market
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë

Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall

Dukagjini Bookstore
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori