LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Evropës: Qytetarët e Shqipërisë rrisin preferencat për të mbajtur para të gatshme

Banka Qendrore e Evropës: Qytetarët e Shqipërisë rrisin preferencat për të mbajtur para të gatshme

Pjesa e shqiptarëve që mbajnë para të gatshme është rritur vitet e fundit, pas rënies që kishte pësuar pas vitit 2007.

Ashtu si edhe në Shqipëri, pesha e parasë së gatshme është rritur në të gjitha vendet e Evropës Lindore, raporton Banka Qendrore Evropiane në një studim për kërkesën e jashtme për valutën euro.


BQE e cila i referohet një anketë që ka bërë Banka Qendrore e Austrisë zbulon se në vitin 2019 gati 35 për qind e shqiptarëve mbanin euro të gatshme. Kjo ishte përqindja më e lartë pas vitit 2018 në 12 vitet e fundit. Gjithashtu Maqedonia e Veriut, Kroacia, Çekia raportuan nivelet të larta të qarkullimit të euros ndër vendet e lindjes.

Edhe pse Banka Qendrore Evropiane ndaloi prodhimin e kartëmonedhës euro prerje 500-she dhe nga ana tjetër Shqipëria mori nismën për të frenuar përdorimin e euros në ekonomi, përdorimi i valutës evropiane po vjen në rritje në vend që të ulet.

Banka vuri në dukje faktin se gjatë karantinës së pranverës 2021 kërkesa për euro nga vendet jashtë Eurozonës shënoi një rritje jo të zakonte. Frika për një krize ekonomike tronditi besimin te qytetarët në vendet e lindjes të cilët rritej më tej kërkesën për euros në vend të monedhave të tyre kombëtare.

Duke krahasuar të dhënat në 10-vitet e fundit, përdorimi i euros është rritur në të gjithë vendet e lindjes dhe Ballkanit Perëndimor, përveçse në Shqipëri. Duke analizuar ecurinë që nga viti 2007-2019, përdorimi i euros së gatshme shënoi kulmin në vitin 2017.

Vrojtimi ka gjetur se pas krizës botërore, vlera e parave të gatshme për person ka shënuar rënie. Në Shqipëri një person mban mesatarisht 120 euros të gatshme, ndërsa në vitin 2007 mbante rreth 320 euro. Nivelin më të lartë të qarkullimit e kanë serbët me rreth 230 euro për person.

BQE raporton se vendet e Evropës Lindore dhe Ballkanit perëndimor qarkullojnë mbi 8 miliardë euro, shumë kjo që përfaqëson më pak se 1 për qind të vlerës totale të euros në qarkullim në fund të 2019.

Pavarësisht ndalimit të emetimit të kartëmonedhës 500 euro, dërgesat totale neto u rritën me 0.1 miliard euro në 2019, krahasuar me 2018 (një rritje vjetore prej 0.1 për qind). Në vitin 2019, eksportet e kartëmonedhave 100, 200 dhe 500 euro jashtë BE arritën në 34.8 miliardë euro. Rënia e eksporteve të kartëmonedhave 500 euro u kompensua pothuajse tërësisht nga një rritje në eksportet e kartëmonedhave 100 dhe 200 euro.

Të dhënat e brendshme konfirmojnë një rritje të mëtejshme të përdorimit të euros edhe në kanalet bankare. Në gjysmën e parë të vitit 2020 depozitat në depozitat në valutë ndaj totalit të depozitave të klientëve shënuan nivelin 52 për qind, krahasuar me 51.7 për qind që ishin në fund të dhjetorit 2019 dhe 51.6 për qind një vit më parë. Rreth 52.7 për qind e portofolit të kredive është në valutë ose 1.3 pikë përqindje më e lartë se fundi i dhjetorit 2019. /Monitor/