LAJMI I FUNDIT:

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës ndan 42 milionë euro për zbutjen e efekteve të pandemisë në Shqipëri

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës ndan 42 milionë euro për zbutjen e efekteve të pandemisë në Shqipëri

Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) ka njoftuar sot se ka bërë gati 42 milionë dollarë për Qeverinë e Shqipërisë, pjesë e huasë së përgjithshme prej 60 milionë eurosh të CEB për të zbutur efektet e pandemisë COVID-19 në vend.

Reklama

Huaja do të financojë pjesërisht shpenzimet e jashtëzakonshme të qeverisë të shkaktuara nga masat për COVID-19, ka thënë CEB në një njoftim për shtyp.

Shpenzimet përfshijnë koston e furnizimeve suplementare mjekësore dhe farmaceutike, pajisje të specializuara të nevojshme për pacientët me COVID-19, pagesat e vështirësisë në punë dhe jashtë orarit për personelin mjekësor dhe jo-mjekësor, punësimin e personelit mjekësor shtesë dhe vaksinat.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në kohë dhe fleksibël për shtetet tona anëtare në kohë krize”, tha Guvernatori i CEB-së, Carlo Monticelli.

“Dhe ndërsa e bëjmë këtë, ne jemi të vendosur të aplikojmë një fokus të fortë në rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse për më të cenuarit”, ka shtuar Monticelli.

Efekti negativ i pandemisë në ekonominë e Shqipërisë përkeqësoi situatën tashmë të vështirë si pasojë e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, duke ulur ndjeshëm rritjen e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.

Që nga fillimi i pandemisë, qeveria shqiptare ka akorduar 91 milionë euro për shpenzime të jashtëzakonshme për shërbimet shëndetësore dhe sociale lidhur me COVID-19.

“Ne e vlerësojmë shumë kontributin e CEB-së ndër vite dhe dekada për të mundësuar një jetë më të mirë për popullin shqiptar, një arsim më të mirë, një sistem shëndetësor të përmirësuar, infrastrukturë të avancuar dhe rritje të mundësive të strehimit”, tha Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Ne ndihemi veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e fundit pasi ajo, në thelb, nënkupton një rritje të fuqisë sonë për të mbrojtur jetën e njeriut”, ka shtuar Ibrahimaj.

Në vitin 2020, pandemia krijoi një boshllëk buxhetor prej 570 milionë euro në Shqipëri, ndërsa boshllëku i parashikuar buxhetor për vitin 2021 u vlerësua në 580 milionë euro.

Përfitues të kredisë do të jenë 2.8 milionë banorë të Shqipërisë, veçanërisht ata mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, si diabeti, të cilët janë më të rrezikuar nga virusi, ka thënë CEB. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq në takim me Escobarin dhe Lajçakun kërkon formimin e Asociacionit

Vuçiq në takim me Escobarin dhe Lajçakun kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Politikë
​Hovenier rithekson nevojën për depërshkallëzim në veri

​Hovenier rithekson nevojën për depërshkallëzim në veri

Politikë
Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Lajme
Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

Lajme
Muaji i katërt që policët nuk paguhen për rrezikshmëri në punë, sindikata nuk përjashton hapat radikalë

Muaji i katërt që policët nuk paguhen për rrezikshmëri në punë, sindikata nuk përjashton hapat radikalë

Siguri
Kalo në kategori