LAJMI I FUNDIT:

Banka Ekonomike dhuron gjak

Banka Ekonomike dhuron gjak

Banka Ekonomike i është bashkuar iniciativës së Transfuzionit të gjakut në fushatën senzibilizuese për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Fushata ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës, si qasje që duhet të ketë shoqëria për të kontribuar zgjidhjen e problemeve shëndetësore, jeta e të cilëve varet nga dhurimi i gjakut.

Dhurimi vullnetar i gjakut është gjest human qytetar që nuk dëmton shëndetin e dhuruesit, por përkundrazi është mënyrë që secili kontrollon shëndetin e vet, gjithashtu ndihmon të tjerët në jetën e tyre. Gjaku është i pazëvendësueshëm për njerëzit në nevojë, dhurimi i shpresës për njerëz në nevojë është pjesë e përgjegjësisë tonë si shoqëri.

Banka Ekonomike do të vazhdoj me aktivitete të ngjashme për sensibilizimin e shoqërisë për çështje kaq të rëndësishme. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar