LAJMI I FUNDIT:

Banka e Këshillit Evropian ndanë 500 mijë euro për Shqipërinë

Banka e Këshillit Evropian ndanë 500 mijë euro për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim përfaqësuesit e Bankës së Këshillit të Evropës, e cila ka akorduar një donacion prej gjysmë milioni euro për të asistuar planifikimin e projektimin, me të gjithë gatishmërinë për të mbështetur me fonde të tjera Programin e Rindërtimit.

Në fillim të takimit, përfaqësuesi i Bankës së Këshillit të Evropës u shpreh se, “ne duam të dimë nëse ka projekte të tjera me qëllim që të ndihmojmë”.


Kryeministri shprehu mirënjohjen për donacionin e Bankës së Këshillit të Evropës, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me bankën.

“Ne kemi shumë projekte dhe një prej tyre është ai për strehimin social. Ky projekt që u arrit kur isha kryetar bashkie, më bën krenar”, tha Rama, gjatë këtij takimi.

Rama falënderoi për këtë donacion, ndërsa u shpreh se ne shpresojmë se do të kemi një konferencë donatorësh.

“Shpresojmë se konferenca do të mbahet së shpejti dhe ne të marrim më shumë. Por, në të njëjtën kohë ne do të shohim se çfarë gjërash të tjera mund të bëjmë së bashku me ju. Kemi shkolla, kopshte dhe institucione te kujdesit parësor që kanë nevojë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “është mirë ta kemi këtë fond për të ndihmuar të dobëtit. Na duhen të përqendrohemi te projektet dhe planifikimi. Kemi edhe disa lagje që duhen ndërtuar nga e para. Pra, na duhen dhjetëra inxhinierë të merren me llogaritje. /Koha Jonë/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori