LAJMI I FUNDIT:

Banka e Japonisë rritja ekonomike nxitë inflacionin

Banka e Japonisë rritja  ekonomike nxitë inflacionin

Guvernatori i Bankës së Japonisë, Haruhiko Kuroda tha se norma e inflacionit në vend do të arrijë objektivin prej 2%, ndërkohë që rritja e fortë ekonomike do të nxisë rritjen e pagave dhe pritshmëritë për nivelin e çmimeve.

Guvernatori shtoi se pritshmëritë për inflacionin nuk janë të drejtuara si duhet në Japoni, duke e bërë të vështirë bindjen e ekonomive familjare se rimëkëmbja ekonomike do të nxisë rritjen e nivelit të çmimeve dhe pagat.


Banka e Japonisë do të mbajë normën afatgjatë të interesit në nivelin aktual për të siguruar se ekonomia po del në mënyrë të qëndrueshme nga deflacioni.

Ndërkohë që tre vite të blerjes në treg të hapur kanë dështuar të përshpejtojnë nivelin e çmimeve, Banka e Japonisë ndryshoi kuadrin e politikave duke shënjestruar normat afatgjatë të interesit.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë tregoi shenja të rimëkëmbjes në tremujorin e parë, ndërkohë që eksportet për muajin Mars u rritën në nivelin më të lartë në dy vite.

Inflacioni bazë për muajin Mars u rrit me vetëm 0.2% me bazë vjetore, poshtë objektivit të Bankës, duke sinjalizuar se institucioni mund të vonojë tërheqjen e stimujve monetarë. /Telegrafi/