LAJMI I FUNDIT:

Banka e Amerikës i rrit fitimet më 32%

Banka e Amerikës i rrit fitimet më 32%

Banka e Amerikës ka raportuar rritje të fitimeve në tremujor duke arritur në nivelin 32%. Banka ka përfituar nga shkurtimet e taksave të SHBA dhe një rritjeje në normat e interesit. Tregu i fuqishëm i punës ka mbajtur gjithashtu nën kontroll edhe kreditë e këqija.

Banka e Amerikës (BoA) mbështetet kryesisht në norma të larta interesi për të maksimizuar fitimet, pasi ka një hapësirë të madhe depozite dhe letra me vlerë të ndjeshme ndaj normave të interesit. Fitimet e tremujorit të tretë arritën në 7.167 miliardë dollarë, krahasuar me 5.424 miliardë dollarë një vit më parë. Të ardhurat e tremujorit të tretë arritën në 22.777 miliardë dollarë, duke u rritur nga 21.839 miliardë dollarë një vit më parë. Fitimet për aksion ishin 66 cent nga 62 cent për aksion që pritej.


BoA ka paguar 0.50% në depozitat me interes amerikan në tremujorin e tretë, krahasuar me 0.38% në tremujorin e dytë. Rritja e normave zakonisht është e mirë për bankat, sepse kompanitë fitojnë fitim nga diferenca midis asaj që ata paguajnë për depozitat dhe asaj që mbledhin në kredi. /Telegrafi/