Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore në Uashington ka aprovuar projektin e kredisë së butë në vlerë prej 14.3 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë përmes të cilit do të mbështetet fuqizimi i konkurrencës dhe gatishmërisë për eksport për ndërmarrjet kosovare.
Ky projekt është i një rëndësie të madhe për ndërmarrësit kosovarë dhe do të ndihmojë Kosovën në rritjen e pozitës së saj konkurruese si dhe kapacitetin e prodhuesve kosovarë për eksportim të produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare.
Projekti do të ndihmojë në zvogëlimin e kostove për firmat për testimin e produkteve dhe marrjen e certifikatave të njohura ndërkombëtarisht duke ua hapur rrugën për depërtim në tregjet e rajonit, Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Po ashtu, ky projekt do të mbështes procesin e reformimit të sistemit të inspektimeve në Republikën e Kosovës duke ulur numrin e inspektimeve të biznesit por duke rritur efikasitetin e tyre.
Firmat kosovare do të përfitojnë nga kostot e ulëta për këto shërbime, ndërsa një numër i konsiderueshëm do të marrin grante përputhëse për t’i ndihmuar ato në marrjen e certifikatave dhe realizimin e standardeve të produkteve, si dhe në shfrytëzimin e shërbimeve për zhvillim të biznesit.
Këto iniciativa që do të realizohet përmes këtij projekti janë dizajnuar ashtu që nga ato të përfitojnë drejtpërdrejt konsumatorët në Kosovë, të cilët do të fitojnë mbrojtje të shtuar nga produktet e cilësisë së ulët.
Projekti në fjalë do ta ndihmojë Agjencinë Kosovare të Metrologjisë (AKM) dhe Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës, të cilat funksionojnë në kuadër të MTI-së,për t’u kualifikuar për t’i nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumin Ndërkombëtar për Bashkëpunim/Akreditim të Laboratorëve.
Ky kualifikim mund të mbështesë qëndrueshmërinë e Sistemit Kombëtar të Infrastrukturës së Cilësisë të Kosovës. Këto përpjekje do të ndihmojnë si këtë sistem ashtu dhe laboratorët e vendit që të njihen më tej në tregjet me vlerë të lartë, të tilla si Bashkimi Evropian – duke zvogëluar kostot për firmat për marrjen e raporteve dhe certifikatave të testimit të njohura ndërkombëtarisht.
Po ashtu, projekti do të financojë blerjen e pajisjeve, do të lehtësojë trajnimin, dhe do të fusë në përdorim dhe do të përmirësojë sistemet e TIK-ut për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në reformimin e sistemeve të saj të inspektimit të biznesit.
Projekti është një kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevojat më të mëdha për zhvillim. Kreditë e IDA-s jepen me kushte koncesionare me interes zero ose shumë të ulët dhe periudha të gjata të kthimit.
Afati i maturimit të huas është 25 vjet, duke përfshirë një grejs periudhë 5 vjeçare. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, gjatë një periudhe prej pesë vitesh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'