Aktori Neshat Krasniqi është kthyer tashmë në një prej emrave më të dashur për publikun.

Ai njihet tashmë si 'Bambi' i serialit komik "O Sa Mirë", ndërsa ka krijuar veçantinë e tij me rolin e djalit muskuloz, por shumë të urtë.


Krasniqi, krahas angazhimeve në karrierë, duket të jetë shumë i plotësuar edhe në jetën private.

Tash e një kohë, ai është në lidhje, emrin e së cilës e ka mbajtur larg mediave.

Megjithatë në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, 'Bambi' shihet shumë i lumtur teksa prezanton edhe të dashurën e tij.

Çifti duket t'ia kenë kaluar si është më së miri në një darkë romantike. /Telegrafi/

bambi