Mario Balotelli i është përgjigjur me një mesazh të koduar pohimit të Roberto Mancinit se ditët e tij si reprezentues i Italisë kishin mbaruar.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Manchester Cityt postoi kohët e fundit në mediat sociale duke sugjeruar se ai ishte gati për një pensionim nga ndeshjet ndërkombëtare, pasi skuadra e Italisë për fazën kualifikuese në Euro 2024 ishte e mbushur me çështje që lidhen me mungesën e sulmuesve.


Mancini ishte detyruar të thërriste Mateo Retegui, një sulmues jo edhe shumë i njohur, i cili ishte rritur në Argjentinë. “Ka sulmues italianë atje dhe ata janë në formë të mirë – më besoni”, kishte shkruar ai në Instagram.

Megjithatë, ish-trajneri i Balotellit te City, Mancini iu përgjigj sugjerimeve duke mbyllur derën për çdo mundësi të ftesës së tij.

"Unë mendoj se ai kapitull është i mbyllur", u tha ai gazetarëve në një organizim të Federatës Italiane të Futbollit.

Balotelli, i cili luajti nën drejtimin e Mancinit për tre vjet te City, duke fituar Ligën Premier dhe FA Cup, u duket se i dha një kundërpërgjigje trajnerit të Italisë.

69472729 11938371 image a 13 1680625685079

Ai fillimisht postoi një emoji duke qarë, përpara se të postonte një mesazh tjetër të koduar.

“Nuk bëhesh mbret duke ndjekur mbretëreshën”, shkruhej në skorien e tij në Instagram.

Përfshirja e fundit e Balotellit me kombëtaren erdhi në janar të vitit 2022, kur Mancini e thirri atë në një skuadër prej 35 lojtarësh për një kamp stërvitor përpara ndeshjeve vendimtare të Kupës së Botës.

Ai u përjashtua nga skuadra për ndeshjet në play-off, të cilat e panë Italinë të eliminuar nga Maqedonia e Veriut. /Telegrafi/

69472725 11938371 image a 12 1680625681914

telegrafi sport app