Mario Balotelli ka gjasa që përfundimisht të nënshkruajë për Olympique Marseillen, edhe pse Genoa është duke e monitoruar situatën.

28-vjeçari është i vendosur të largohet nga Nice, ku ka marrëdhënie të ngrira me shokët e ekipit dhe trajnerin Patrick Vieira.


Kontrata e tij pritet të skadojë në qershor, kështu që thjesht mund të ndërpritet me pëlqimin reciprok.

GettyImages 965618832 Mario Balotelli . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

L'Equipe raportoi sot se negociatat mes Marseilles kanë qenë drejt mbylljes pa sukses, pasi ai kërkoi një pagë me vlerë 5 milionë euro në vit.

Megjithatë, Sky Sport Italia është i bindur se Balotelli është afër pranimit të kushteve që të nënshkruajë për pagë 2 milionë euro për pjesën tjetër të sezonit, dhe pastaj të rinegociojnë për edicionin e ardhshëm.

GettyImages 1028726516 Dikur pjesë e Italisë, Mario Balotelli . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

SuperMario ka oferta edhe nga Italia, ku ajo e Genoas është më e mundshmja.

Por çështja e tij është e lidhur me atë të Piatek i cili duhet të lëvizë që italiani të kalojë në Genoa. /Telegrafi/

telegrafi sport app