LAJMI I FUNDIT:

Balluket në anë janë në modë, por a i shkojnë formës së fytyrës tënde?

Balluket në anë janë në modë, por a i shkojnë formës së fytyrës tënde?

Trendet e flokëve na kanë habitur në shumë kuptime këtë vit nga ngjyrat e sugjeruara dhe ndryshimet drastike, deri të prerjet e shkurtra apo rikthimet e viteve ’90 apo fillim viteve 2000

Një prej më të diskutuarave është edhe stilimi me balluken në anë. E thënë ndryshe, të gjithë balluken e pret dhe stilon në njërën anë të fytyrës. Por ka një kleçkë.


Specialistët thonë se nuk ka rregulla strikte për të vendosur nëse të shkon apo jo me formën e fytyrës kjo prerje. Është e rëndësishme të testosh me anë të stilimeve të ndryshme që mund t’i bësh për të kuptuar nëse të shkojnë.

Nëse ke fytyrë ovale, mos u mendo fare, ty të shkon çdo prerje. Ndërsa nëse ke fytyrë të gjatë dhe këndore duhet krijuar një ndarje e thellë që mos krijojë më shumë gjatësi në pamjen e fytyrës, por ta bëjë të duket e gjerë.

E njëjta teori vlen edhe për fytyrat e rrumbullakëta.

Për fytyrat katrore, mirë është të theksohet shkallëzimi i ballukes në fund për të mbushur hapësirën mes anëve të flokut dhe mjekrës ose qafës.

Modelet më të mira të flokëve me balluke: I fshijnë vitet nga fytyra sjellin ndryshime shumë efektive
Lexo po ashtu Modelet më të mira të flokëve me balluke: I fshijnë vitet nga fytyra sjellin ndryshime shumë efektive

Për t’i stiluar përdor krehër dhe tharëse, piastër ose mashë, por gjithmonë tento t’u japësh volum ballukeve.