Ballkani merr fitoren e parë të sezonit, mposht Ferizajn në udhëtim

Ballkani ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Ferizajt në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit kosovar.
Pjesa e parë e këtij takimi u karakterizua me duele të forta në mesfushë si dhe u shënuan të dy golat e takimit.
Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 në minutën e 13-të me anë të Marsel Ismajlgecit.
Goli i pësuar aktivizoi Ferizajn të cilët eventualisht ia dolën që të barazojnë shifrat.
Këtë e arritën në minutën e 33-të të ndeshjes me anë të Remzifaik Selmanit, i cili shënoi për 1-1 duke vendosur baraspeshën.
Në pjesën e dytë të besuarit e Orges Shehit ia dolën të fitojnë një penallti në fazën e fundit të ndeshjes.
I saktë nga 11 metra u tregua Valentin Serebe, i cili shënoi për rezultatin 2-1 për ta rikthyer sërish epërsinë e Ballkanit.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Ballkani ia doli të realizojë edhe një herë tjetër për epilogun përfundimtar të takimit 3-1.
Kjo ishte fitorja e parë e Ballkanit pas dy barazimeve ndaj Gjilanit dhe Malishevës./Telegrafi/


















































