Komisioni i Garave i FFK-së e ka miratuar ankesën e Ballkanit lidhur me ndeshjen e javës së 30-të të BKT Superligës së Kosovës ndaj Ulpianë, e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Në bazë të vendimit të këtij komisioni, ajo ndeshje regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Ballkanit.
Ankesa e klubit nga Suhareka ka qenë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e Ulpianës duke aktivizuar në minutën e 80-të në lojë lojtarin Andi Arifi, i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes. Ky veprim është konsideruar i palejuar dhe i kundërligjshëm.
Në vijim njoftimi i plotë lidhur me vendimin e Komisionit të Garave:
Vendim i Komisionit të Garave për ankesën e KF Ballkani
Komisioni i Garave i FFK-së, në përbërje: Abdyl Bellopoja-kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati-anëtarë, në seancën e vetë të mbajtur me datë 26.04.2022, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 30-të, si dhe të ankesës së ushtruar nga F.C. “Ballkani”, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga Klubi i Futbollit “ Ulpiana 1926”, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent, Konform Nenit 71 të Regullores së Garave, me datë 26.04.2022 mori këtë:
V E N D I M
MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.
A r s y e t i m
Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 26.04.2022, ka regjistruar ndeshjet e javës së 30-të me rezultate të arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Lipjan ndërmjet K.F “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani”, për shkak se F.C. “Ballkani’ ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e K.F. “Ulpiana 1926”, konkretisht se, K.F. “Ulpiana 1926’’ ka aktivizuar në minutën e 80-të në lojë lojtarin me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.
Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega me numër të ID – 01951M98, i cili nuk është aktivizuar në lojë, por në lojë është aktivizuar lojtari me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F. “Ulpiana 1926”, ka qene i palejuar dhe i kundërligjshëm dhe aty ku ka kundërligjshmëri rezultati është nul, prandaj
Komisioni i Garave konform nenit 77, pargrafi 2, pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e F.C. “Ballkani’’ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 30-të të BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K. F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.
Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lart dhe duke u mbështetur në Rregulloren e Garave të FFK-ës u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.
Këshillë juridike:
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund t’i paraqesë ankesë Komisonit të Apelit të FFK-së shkalla e dytë, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës të dërgimit ne e-mailen zyrtare të klubit.
Kryetari i Komisionit të Garave
Abdyl Bellopoja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit
Kevis Gjeçi me gol të bukur dhe vlerësim të lartë në përballjen me PSG-në në Kupën e Francës
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime