eksperti-banner

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend komentoi lajmet se kreut të PD-së Sali Berisha i është hequr non-grata. Balla iu drejtua se janë bërë si telefon i prishur.

Sa i përket non-gratës, ai tha se do ta komentojë kur SHBA-të të ketë njoftim zyrtar.


“Po na thuhet këtu se protesta e ka rritur suksesin e parë dhe është hequr non grata. Zotrote ndryshove edhe sloganin se ta kanë dhënë të drejtën ty protestuesit t’iu ndryshosh sloganin. Madje thua se protestuesit sonte nuk do të bërtasin ‘Berisha në Burg’ po ‘Berisha në Uashinton’.

Jeni bërë si telefon i prish. Ndoshta audio e telefonit të ndonjëe kolegu apo kolegeje nuk ka qenë mirë. Dëgjo, e vlerësoj unë ca them. 7 031 C me të cilën është shpall Berisha non grata, në vlerësimin tim është pak e vështirë të hiqet megjithatë do ta komentoj sapo nga Shtetet e Bashkuara të ketë njoftim zyrtar. Nuk komentoj biseda telefonike se nuk është institucionale”, tha ai ndër të tjera. /euronews.al/