Teksa ish-kreu i PD-së ironizoi për financat publike dhe legalizimet falas, që Rama premtoi gjatë fushatës, Balla i përgjigjet duke e cilësuar si një plak të rrjedhur që përdor librat e shenjtë për të fyer, transmeton SHO.

“Kujton se është humorist ky njeri që gjithë jetën e vet ka qenë bajat me sjellje dhe fjalë. Ke sharë dhe vjellë vrer. Boll o Sali! Tani gjej pak kohë t'i lexosh me kujdes librat e shenjtë se do të duhen”, shkruan Balla. /Telegrafi/