LAJMI I FUNDIT:

Balje: Në pritje madhështore të votimit të presidentes tonë

Balje: Në pritje madhështore të votimit të presidentes tonë

Ende nuk ka një vendim zyrtar për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, deputetja Duda Balje, po paralajmëron një gjë të tillë.


Ajo ka postuar një fotografi me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, duke thënë “në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë”.

“Si gjithherë krenare me formimin e institucioneve të shtetit tim! Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, ka shkruar ajo.