LAJMI I FUNDIT:

BALFIN Group dhuron donacion për kabinetin e informatikës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë

BALFIN Group sot ka dhënë një donacion për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në Prishtinë, i cili përfshinë kompletimin e kabinetit të informatikës me pajisjet e nevojshme si: laptop dhe tërë enterierin e brendshëm të tij.

Profesori i FIEK, Blerim Rexha falënderoi presidentin e BALFIN Group, Samir Manen për dhënien e këtij donacioni.

“Kjo e bën dhuratën tuaj edhe më të çmueshme. Na e keni dhënë këtë dhuratë të Universitetit të Prishtinës, i cili është lider në arsimin e lartë në trevat e krejt shqiptare, se në vete ka fakultete sikur fakulteti jonë, pasi jemi më të mirët në vend, pasi kemi studentët më të mirë. Ne kemi ajkën e Kosovës”, ka thënë Rexha duke shtuar se “me këtë teknologji që na keni dhuruar ju, t’i përgatisim studentët me dije”.


Ndërsa, presidenti i BALFIN Group, Samir Mane tha se do ketë edhe donacione të tjera në të ardhmen.

Ai u shpreh se “ky donacion është dhënë nga zemra”.

“Kjo s’është e vetmja ndihmë që ne kemi. Besoj që do kemi edhe gjëra tjera të cilat do t’i merrni vesh gjatë ditëve dhe muajve në vazhdim. E dimë që nuk është mjaftueshëm, por aq sa është, është nga zemra”, ka thënë Mane.

Presidenti i Balfin Group, Samir Mane në FIEK /Foto: Ridvan Slivova/

Ideja e donacionit lidhet me nismën e Grupit BALFIN (pjesë e të cilit grup është Neptun Kosova Sh.p.k.) në kuadër të projekteve të përgjegjshmërisë sociale.

Këto pajisje do të ndihmojnë studentët që të ndjekin me lehtësi orët praktike dhe realizimin e projekteve studimore.

Kabineti i Informatikës, donacion i dhënë për FIEK nga Balfin Group /Foto: Ridvan Slivova/

Në fund të takimit, presidentit të BALFIN Group, Samir Manes iu dha një mirënjohje për donacionin e dhënë në emër të Fakulteti të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).

Presidenti i Balfin Group, Samir Mane duke marrë mirënjohjen nga FIEK /Foto: Ridvan Slivova/

Ndryshe, ky është donacioni i dytë që i është dhënë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), nga BALFIN Group. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë

Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë

Lajme
Kalo në kategori