Baleti Kombëtar i Kosovës sjell baletin "HOPE" në Mitrovicë për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë

Gjatë ditës së sotme, Baleti Kombëtar i Kosovës ka sjellur baletin “HOPE” në Mitrovicë për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ky balet është mbajtur në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, në orën 18:00, shkruan Telegrafi.
Baleti “HOPE” është një vepër artistike me koreografi nga Sead Vuniqi.
Sipas njoftimit, ky balet trajton temat e shpresës dhe forcës njerëzore.
“Ky balet modern trajton temat e shpresës dhe forcës njerëzore, duke përcjellë përmes gjuhës së trupit një rrëfim të thellë dhe reflektues. Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë artistike!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































