Anija e një peshkatari që po lundronte në një bregdet të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, është dukur tepër e vogël, në krahasim me balenën gjigante që doli papritmas mbi sipërfaqe.

Douglas Croft dhe Kate Cummings kishin shkuar t’i shikonin balenat në zonën Baja Sueno, që në shqip do të thotë ëndërr e qetë, por nuk prisnin të shihni diçka kaq masive, transmeton Telegrafi.


“Në bazë të perspektivës, duket se anija është shumë e vogël. Ashtu edhe ishte, sepse balena kishte përmasa gjigante” ka thënë Croft.

Balena foto 2

Gjatë lundrimit të tyre, e njëjta balenë ka dalë disa herë mbi sipërfaqe, përfshirë edhe kërcimin ku i shfaqej shumica e trupit prej afro 15 metrash.

Balena foto 3

Kjo balenë që arrin peshe deri në 30 tonelata, është ndër gjallesat më të mëdha në botë, duke arritur madhësi pesë herë më të madhe se elefnti afrikan. /Telegrafi/