LAJMI I FUNDIT:

Balaj – Halimaj: Një pjesë e opozitës qëllimin e ka te zgjedhjet, jo te dialogu me Serbinë

Balaj – Halimaj: Një pjesë e opozitës qëllimin e ka te zgjedhjet, jo te dialogu me Serbinë

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj ka thënë se qëndrimi i subjektit të saj politik është të bashkoj të gjitha subjektet politike shqiptare.

“Për çështje të rëndësishme nacionale nuk do të duhej të kishim dallime. Qeveria mund të emëroj delegacionin dhe ta dërgoj në bisedime me Serbinë, sepse e ka të drejtën dhe për këtë askush s’mund ta ndalojë”, tha ajo në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.


Balaj – Halimaj ka thënë se të gjitha pikat e rezolutës së Vetëvendosjes janë të përfshira edhe në rezolutën e hartuar nga koalicioni qeverisës.

“Nëse Vetëvendosje e sheh si delegacion shtetëror duhej të vinte, nuk e di pse nuk vjen…Secila pikë e rezolutës së tyre është pikë edhe e rezolutës sonë. Është rezolutë gati e njëjtë”.

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj ka thënë se në këto bisedime subjektet politike duhej të ishin bashkë, por sipas saj opozita më shumë po ka qëllim të shkojmë në zgjedhje se dialogun.

“Po shihet se një pjesë e opozitës, po do zgjedhje. Pra problemin nuk e kanë te dialogu me Serbinë, por te zgjedhjet”, deklaroi ndër të tjera Albulena Balaj – Halimaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori