LAJMI I FUNDIT:

Balaj-Halimaj: Marrëveshja e Washingtonit ishte e njëjtë, si më 3 ashtu edhe më 4 shtator

Balaj-Halimaj: Marrëveshja e Washingtonit ishte e njëjtë, si më 3 ashtu edhe më 4 shtator

Zëvendëskryeministrja që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka treguar se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me liderin e partisë së saj Fatmir Limaj gjatë kohës sa ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Washington.

“Secili subjekt politik, sidomos subjektet politike që janë në koalicion, kanë pasë përgjegjësi për këtë, prandaj ka qenë komunikim i vazhdueshëm me partinë. Ne duhej ta vendosnim një qëndrim të përbashkët për marrëveshjen në tërësi, por edhe për pikat në veçanti”, tha Balaj Halimaj.


“E kam informuar dhe kam qenë në kontakt me Fatmir Limajn, por shto kësaj që edhe kryeministri Avdullah Hoti ka komunikuar me Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn në ndërkohë. Ka qenë një përpjekje për qëndrim të përbashkët dhe besoj që kjo është arritur”.

Ndryshe nga ministrat e AAK-së, Balaj-Halimaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate ka pasë qëndrim të njëjtë për marrëveshjen e nënshkruar në Washington si më 3 ashtu edhe më 4 shtator.

“Marrëveshja ka qenë e njëjtë si të enjten ashtu edhe të premten, prandaj ne kemi qenë në një linjë dhe e kemi mbështetur plotësisht këtë marrëveshje e cila konsiderohet si një nga marrëveshjet më të rëndësishme për Kosovën”, tha Balaj Halimaj, për Klan Kosova.

“Kemi diskutuar gjithçka. Çdo pikë veç e veç dhe çdo fjalë që ka qenë e shkruar aty e kemi diskutuar bashkë me delegacionin dhe kemi qenë të gjithë në rregull. Ne kemi qenë të një mendimi, pastaj ka ndodhur çfarë ka ndodhur duhet t’i pyesni ministrat e AAK-së. Ne ishim në një linjë, sepse gjithçka që diskutonim ose donim ta ndryshonim, heqnim ose ta vendosnim e bënim gjithë delegacioni bashkë”.

Por, si i sheh ajo vërejtjet e opozitës karshi marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan me SHBA-të në Shtëpinë e Bardhë?

“Opozita e ka një rol për të kritikuar, por nuk është mirë të kritikosh diçka që e kupton mirë se çfarë në fakt është. Është një marrëveshje që është vërtetë e mirë për Kosovën. Janë projekte që Kosova vetëm nuk do t’i mund t’i realizonte edhe për shumë vite, dhe normalisht pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të mund t’i arrinim”.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar tek pika e Ujmanit. Është një studim fizibiliteti që do të bëhet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nuk ka pasë asgjë për shqetësim më 3 dhe 4 shtator dhe nuk ka as tash. Është çështje e opozitës se si i qaset marrëveshjes të tillë. Ndoshta një pjesë e opozitës, sepse nuk po flas për gjithë opozitën, ka pritur thika mbi harta dhe kur nuk i kanë dalë ato ndoshta kanë dashur të kapen në një pikë për të manipuluar me qytetarët”, tha Balaj-Halimaj

“Nuk mund të bëjmë garë se kush e do, ruan dhe kujdeset më shumë për vendin sesa tjetri. Nuk ka nevojë për garë. Opozita e ka pasë ftesën që të jetë pjesë e këtij delegacioni dhe nuk i është përgjigjur”.

Albulena Balaj-Halimaj si koordinatore për mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë ka treguar se mbledhja e radhës e dy qeverive do të mbahet më 25 shtator në Shkodër.

“25 shtatori do të jetë data kur do të mbahet mbledhja e dy qeverive në Shkodër. Dy marrëveshje do të nënshkruhen nga kryeministrat e dy vendeve, ndërsa për një marrëveshje të tretë jemi në diskutim e sipër. E kemi edhe një takim final në Shkodër me ekipin e Shqipërisë për të ardhur në dakordim të plotë të secilës marrëveshje që do të nënshkruhet”.

“Gjatë këtyre ditëve ekipet tona kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Ne kemi pasë një rrugë të shtruar për këto marrëveshje dhe gjithë këtë punë, sepse kur ka qenë Fatmir Limaj si koordinator për mbledhjet e dy qeverive ka bërë punë dhe marrëveshje të mëdha me Shqipërinë, prandaj unë e kam pasë më të lehtë”, tha Balaj-Halimaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori