LAJMI I FUNDIT:

Balaj-Halimaj: Kosova nuk do të ndalet deri sa përgjegjësit që kryen gjenocid të dalin para drejtesisë

Balaj-Halimaj: Kosova nuk do të ndalet deri sa përgjegjësit që kryen gjenocid të dalin para drejtesisë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka vizituar sot Krushën e Vogël dhe Krushën e Madhe, ku ka biseduar me familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve.

Balaj-Halimaj ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet të ndalet deri sa përgjegjësit që kryen gjenocid në Kosovë të dalin para drejtësisë, transmeton Telegrafi.

“Përpjekjet për të rishkruar historinë nuk do të kalojnë. Plaga e gjenocidit që ende kullon gjak nuk lejon që të ndodhë diçka e tillë. Ju jeni dëshmitarë të krimeve monsturuoze që Shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë”, ka shkruar zëvendëskryeministrja në Facebook.

Për më shumë, postimi i plotë:

“Sot vizitova Krushën e Madhe, vendlindjen e veprimtarit të madh kombëtar Ukshin Hoti, fatin e të cilit Serbia ende refuzon që ta ndriçojë.

Krusha e Madhe është një nga vendet e shumta ku shteti i Serbisë kreu krimin e gjenocidit kundër civilëve të pafajshëm, duke vrarë 243 persona, në mesin e tyre, fëmije, gra, burra dhe pleq.

Me familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve biseduam për domosdoshmërinë që të kërkohet me ngulm nga Gjykata Speciale që t’i sjell para drejtësisë edhe ata që kryen krimin e gjenocidit në Krushë të Madhe.

Kjo kërkesë është në përputhje me premtimin e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova “se do të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj qytetarëve të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë”. Të njëjtën deklaratë këto ditë e ripohoi publikisht edhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, zoti Michael Doyle.

Gjithashtu, sot vizitova edhe Krushën e Vogël ku janë të masakruar, vrarë e zhdukur mbi 113 persona mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Sikurse në Krushë të Madhe edhe këtu 21 vjet pas përfundimit të luftës Serbia refuzon të ndriçojë fatin e mbi 60 personave të zhdukur të këtij fshati.

Në anën tjetër, Shteti i Kosovës duhet të kërkojë nga Gjykata Speciale që t’i përmbahet këtij detyrimi dhe të fillojë menjëherë të nxjerr para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime mbi popullsinë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë!

Shteti i Kosovës nuk guxon të hesht përballë këtyre krimeve monstruoze gjenocidare. Shteti i Kosovës nuk duhet të ndalet deri sa përgjegjësit që kryen gjenocid në Kosovë të dalin para drejtësisë.

Përpjekjet për të rishkruar historinë nuk do të kalojnë. Plaga e gjenocidit që ende kullon gjak nuk lejon që të ndodhë diçka e tillë. Ju jeni dëshmitarë të krimeve monsturuoze që Shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë.

Kosova Kërkon Drejtësi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori