Bakteri i cili jeton në lëkurë gjithsecilin nga ne e ka bërë rezistues ndaj ilaçeve dhe në raste të këtilla mund të jetë fatal

Bakteri është i ngjashëm me superbakterin MRSA, i cili tashmë një kohë të gjatë është rezistues ndaj antibiotikëve.
Staphylococcus epidermidis jeton, zakonisht pa ndikim negativ, në lëkurën e secilit prej nesh, mirëpo mund të futet në organizëm edhe pas operacionit dhe të shkaktojë infeksione serioze, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë identifikuar forma shumë më të rrezikshme të baktereve në lëkurën e njerëzve të cilët janë infektuar pas operacionit.
Bakteri vazhdimisht gjen mënyra të reja që të mbijetojë në sipërfaqen e lëkurës së secilit prej nesh, ndërkaq llojet rezistuese ndaj ilaçeve dhe shumë të rrezikshme munden lehtë dhe shpejt të përhapen.
– Staphylococcus epidermidis është patogjen vdekjeprurës. Ende injorohet kimikisht, sepse shumë shpesh supozohet që është fjala për infeksionin nga instrumentet laboratorike dhe merret si rrezik i cili me vete bart çdo intervenim. Infeksionet pasoperacionale mund të jenë shumë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, thotë profesori Sem Sheppard.
Për të penguar vdekjen nga ky bakter i rrezikshëm është e domosdoshme të përcaktohet cilët janë ata pacientë më të rrezikuar dhe kanë aplikuar masat më rigoroze higjienike tek ata.
Një numër i vogël i pacientëve të shëndetshëm bart këtë bakter në lëkurën e vet, andaj rrezikojnë që të infektohen pas operacionit.
Infeksionet e këtilla vështirë diagnostikohen, prandaj ekziston shpresa që gjenet të cilat janë të lidhura me këtë sëmundje mund të tregojnë se kush është më i ekspozuar ndaj rrezikut më të madh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë